Saha i shpëton aksidentit të frikshëm

28/02/2011 10:30

Louis Saha i shpëtoi vdekjes mbrëmjen e kaluar kur bëri një aksident me makinën e tij Ferrari.

Ish-sulmuesi i Manchester United, tashmë tek Everton, humbi kontrollin e makinës në Wilmslow, Cheshire.

Sipas policisë, dëmi që i është shkaktuar makinës është “shumë i madh”. Cuditërisht, 32-vjeçari francez shpëtoi pa dëmtime fizike dhe nuk pati nevojë për trajtim mjekësor.

Top Channel