Ronaldinho, titulli i parë me Flamengon

28/02/2011 09:40

Një goditje dënimi e ekzekutuar në mënyrë perfekte nga Ronaldinho ndaj modestëve të Boavista i jep Flamengos Kupën Guanabara, faza e parë e kampionatit rajonal të Rio de Janeiros.

Goli u shënua në minutën e 26 të pjesës së dytë.

Tashmë Flamengo do të ndeshet me kampionin e Kupës Rio (faza e dytë) për të shpallur kampionin rajonal të Rio de Janeiros.

Top Channel