NBA mund të shpërbëhet, Euroliga NBA e re?

28/02/2011 21:20

Sindikata e Basketbollistëve Amerikanë (NBAP), lajmëroi se po shqyrton mundësi nga bojkoti i kampionatit dhe deri tek formimi i një lige paralele, nëse planet për shkurime të pagave nga 25-40% do të çohen përpara.

Nëpërmjet një komunikate, NBAP ka pranuar se ka vendosur në tavolinën e bisedimeve edhe mundësinë e një kërkese “antitrust”, e cila do të lejonte sindikatën që të shndërrohej në themeluese të një kampionati të ri basketbolli, jashtë NBA-së.

Ndonëse ende bisedimet janë në fillime, Kobe Bryant deklaroi se është e qartë që ka një ngërç dhe se perspektivat nuk duken të mira.

Nëse kriza mes Sindikatës dhe NBA-së do të vazhdojë, atëherë hapet mundësia që yjet amerikanë të kalojnë të luajnë në Euroligën Europiane. Nëse kjo do të ndodhë, Euroliga do të shndërrohet në një Superligë botërore, me lojtarë të të gjitha kombësive dhe një strukturë të ngjashme me NBA-në aktuale.

Top Channel