Milani ka triumguar përballë Napolit në kryendeshjen e javës së 27 të Serisë A të luajtur mbrëmjen e së hënës në San Siro.
Pjesa e parë e takimit u mbyll pa gola. Katër minuta nga nisja e pjesës së dytë, kuqezinjtë fitojnë një 11 metërsh, ekzekutimi i të cilit u mor përsipër nga Ibrahimovic që nuk gabon. Milan kalon në avantazh 1-0.
Goli ka cliruar lojën e skuadrës së Alegrit që luan më kujdesshëm e shfaqet disa herë më rrezikshëm përballë portës së Napolit. Por goli i dytë mbërrin vetëm në minutën e 77 kur Boateng i harruar brenda zonës, gjuan menjëherë një top të marrë nga Pato në të majtë të sulmit milanist. 2 minuta më vonë, Milani gjen golin e tretë, këtë herë me Paton që vulos fatet e kësaj sfide.
Pas këtij takimi, Milani rivendos diferencën + 5 nga Interi, që tashmë mban vendin e dytë, ndërkohë që Napoli mbetet në vendin e tretë me 52 pikë i ndjekur nga Lacio me 48 pikë.
Top Channel