Inter thyen tabunë “Marassi”

28/02/2011 08:30

Dyshja Shnajder – Eto ka thyer tabunë Marassi, stadiumin ku Interi nuk ka fituar asnjë ndeshje në 4 përballjet e fundit.

Kampionët në fuqi të drejtuar nga Leonardo kanë mposhtur 2-0 Sampdorian dhe ngjiten përkohësisht në vendin e dytë me sytë nga sfida e të henës mes Milanit dhe Napolit.

Ziklatërit kaluan në avantazh me holandezin Shnajder, i cili përfitoi nga një vendosje gabim e murit gjatë goditjes së dënimit dhe në fund Eto vulosi triumfin që e ngjit Interin në kuotën e 53 pikëve.

Sampdoria humbet ndeshjen e 4 në 6 sfidat e fundit, rezultate këto që e çojnë skuadrën e Di Carlo pranë zonës së ftohtë të klasifikimit.

Roma nuk arrin të vazhdojë më fitore, pasi këtë javë ata kanë barazuar 2-2 me Parmën. Edhe pse ishin në avantazh 2-0 falë golave të Huan dhe Tottit, romanët nuk kanë mundur të markojnë siç duhet Amaurin, i cili shënoi dy gola për Parmën.

Rezultati më i thellë këtë javë në Serie A ishte padyshim fitorja 7-0 e Udinezes në Palermo. Humbja më e thellë në historinë e klubit të Palermos në Serie A, ka detyruar presidentin Maurizio Zamparini të lëshojë deklarata ndaj trajnerit Delio Rossi, i cili pritet të shkarkohet ditën e hënë.

Top Channel