Tjetër hap fals i Romës. Skuadra verdhekuqe e drejtuar tashmë nga Montela pas dorëheqjes së Ranierit, ka barazuar 2-2 në fushën e saj me Parmën.
Edhe në këtë takim, ashtu si para një jave në Xhenoa, Roma nuk ka mundur të mbajë avantazhin e dy golave të shënuar nga Toti, përkatësisht në mintuën e 19-të dhe të 61-të. Parma ka barazuar brenda 5 minutave falë dy golave të blerjes së janarit, Amauri, i cili pas mungesës së gjatë të golit tek Juventusi, me skuadrën e re shfaqet i rilindur duke shënuar 3 gola në dy ndeshje. Braziliani ndaj Romës shënoi fillimisht në minutën e 74 e më pas në të 79-n.
Udinezja ka shkatërruar 0-7 Palermon, një rivale e drejtpërdrejtë e friulianëve për një vend në kompeticionet europiane. Miqëtë e mbyllën pjesën e parë në avantazh të plot 5 golave, 2 me autor Di Natalen e 3 me anë të Sancez.
Duke përfituar nga avantazhi numërik në fushë, pas largimit të Bacinovic për vendasit në fund të pjesë së parë pas marrjes së kartonit të dytë të verdhë, miqtë e nisin pjesën e dytë aty ku lanë të parën. Sancez shënon golin e tij të 4 në këtë takim e të 6 për skuadrën e për të ardhur tek minuta e 60 kur Di Natale kompleton “7 mrekullitë” me anë të një 11 metërshi.
Në takimet e tjera, Kaljari mundi minimalisht 1-0 Lacion, po me këtë rezultat Cezena fitoi ndaj Kievos, ndërsa Bari e Fiorentina u ndanë në barazim 1-1. Po në barazim, por me rezultatin 2-2 përfundoi edhe Breshia-Lece. Ndërkohë që në ndeshjen hapëse të së dielës, e luajtur në 12:30, Katania mposhti Xhenoan 2-1.
Në mbrëmje Interi do të përballet me tabunë Sampdoria në përpjekje për t’iu afruar kreut të mbajtur nga Milani, që luan të e hënën në mbrëmje përballë Napolit, një sfidë kjo që mund të vendosë fatet e skudetos.
Top Channel