Barcelona, vazhdon seria e fitoreve

27/02/2011 08:20

Barcelona fiton në Majorka e udhëhequr si gjithmonë nga ylli argjentinas Lionel Mesi, duke vazhduar e vetme në krye të Primera Division.

Skuadra e Pep Guardiolës me Adrianon dhe Keitan në vend të të dëmtuarëve Dani Alvesh dhe Ksavi, nuk shkëlqen si gjithmonë.

Në minutën e 38-të vjen dhe goli i avantazhit me Lionel Mesin. Keita çon topin drejt tij i cili me kokë kalon portierin kundërshtar, duke shkuar në 26 gola për këtë sezon në kampionat. Ky gol ka zhbllokuar Barcelonën e cila në pjesën e dytë shënon edhe dy herë të tjera, me David Vijën në minutën e 57 dhe më pas me Pedron në të 66-n.

Kjo ishte fitorja e 22-të për Barçën në 25 javë kampionat, që i jep mundësinë të qëndrojë e pashqetësuar në krye dhe me një avantazh qetësie nga Real i Madridit që nga ana e tij largohet edhe më shumë nga katalanasit pas barazimit ditën e djeshme në A Korunja ndaj Deportivos me rezultatin 0-0.

Top Channel