Barazim pa gola në Shkodër

27/02/2011 09:35

U luajtën të shtunën dy takimet e radhës të vlefshme për javën e 22-të të Kategorisë Superiore.

Takimi më interesant i ditës, ishte ai i luajtur në “Loro Boriçi” mes Vllaznisë dhe Tiranës që përfudoi në barazim pa gola 0-0, një rezultat që nuk ka asnjë vlerë për të dyja ekipet.

Shkodranët nuk arritën të mbanin hapin e kreut të klasifikimit duke mbetur në kuotën e 7 pikëve larg Flamurtarit i cili do të luajë ndeshjen e kësaj jave sot në mesditë me Elbasanin në Vlorë. Ndërkohë 24 herë kampionët e shqipërsië e mbyllën këtë fazë të dytë të kampionatit në vendin e katërt në kuotën e 34 pikëve.

Në ndeshjen tjetër të ditës së djeshme, Shkumbini ka fituar 4-2 me Bylisin në fushën e tij. Peqinasit kalojnë në avantazh të parët me Gërboviçin në minutën e 30-të, por brenda pjesës së parë ballshiotët shënojnë golin e barazimit.

Ndërkohë në pjesën e dytë Shkumbini kalon sërish në avantazh me Gjylën në minutën e 63-të ndërsa Mustafai çon shifrat në 3-1 Edhe pse me 10 lojtarë ballshiotët shënojnë golin e dytë me Arbrin duke ngushtuar diferencën në 3-2, por kur duheshin dhe rreth 5 minuta nga mbyllja e takimit, Mustafai shënon edhe golin  katërt për të vulosur rezultatin përfundimtar 4-2.

Java e 22-të e Superligës mbyllet me dy ndeshjet e sotme, Flamurtari Elbasani dhe Teuta-Kastrioti.

 

Top Channel