Ashley Cole qëllon me armë tifozin

27/02/2011 12:50

Ashley Cole, mbrojtësi i Chelsea dhe kombëtares angleze të futbollit, ka plagosur me armë një tifoz në fushën stërvitore të klubit londinez.

Të dielën e kaluar, Cole kishte marrë me vete në stërvitje edhe një pushkë që është e vetmja që mund të mbahet pa licensë në Mbretërinë e Bashkuar.

“News Of The World” raporton se mbrojtësi i majtë po bënte shaka me armë në dorë në dhomat e zhveshjes dhe pa dashje ka qëlluar mbi Tom Cowan, një student 21-vjeçar i shkencave sportive që po bën praktikën tek Chelsea.

Cole nuk e dinte që arma ishte e mbushur dhe ndodhej vetëm pak metra larg të riut.

Stafi mjekësor i Chelsea i erdhi menjëherë në ndihmë djaloshit të plagosur.

Mësohet se Ashley Cole i ka kërkuar falje Tomit.

Pavarësisht incidentit, Cole luajti të gjithë 90 minutat në fitoren 2-0 të Chelsea ndaj Coppenhagen të martën, ndeshje e vlefshme për Ligën e Kampioneve.

 

Top Channel