Vettel i frikshëm, i pari me serbator plot

26/02/2011 13:50

Red Bulli dhe Sebastian Vettel duket se do të jenë pilotët për t’u mposhtur në sezonin e ri të Formulës 1, por rezultatet e shkëlqyera të arritura në testimet e një jave më parë, u bënë edhe më të frikshme nga një zbulim i sotëm i së përditshmes “Marca”.

Kampioni në fuqi ishte shumë më i shpejtë se rivalët e tij, edhe pse serbatori i tij ishte plot, ndërsa të gjithë kundërshtarët garonin me pak karburant.

Një javë më parë, në Montmelo, Red Bulli i Vettel-it ishte më shumë se një sekondë më i shpejtë se Ferrari F150 i Alonso-s. Në të vërtetë, diferenca reale midis të dy makinave, në kushte të njëjta, mund të jetë deri në dy sekonda.

Megjithatë, në një intervisrtë të dhënë për një gazetë gjermane, piloti 23-vjeçar theksoi se nuk sheh ndonjë epërsi të madhe, ndërsa diferenca e këtij sezoni ka shumë gjasa të vendoset prej gomave.

Top Channel