Pica i shpëton jetën 82-vjeçares

26/02/2011 11:45

Pica i shpëtoi jetën një 82-vjeçareje në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, raportoi ditën e sotme “Daily Mail”.

Banore e Tenesit, e moshuara porosiste që prej tre vitesh të njëjtën picë, në të njëjtën piceri, në shtëpinë ku jetonte e vetme.

Pasi ajo nuk telefonoi për tre ditë me radhë për të porositur ushqimin e zakonshëm, piceria telefonoi policinë dhe i shprehu shqetësimin për 82-vjeçaren.

Policia, shpërtheu derën dhe gjeti zonjën të rrezuar në dyshime, pa forca për t’u çuar. Ajo ishte e dehidratuar, pasi kishte tre ditë pa pirë lëngje, por sipas spitalit ku u dërgua, do t’a marrë veten shpejt.

Nëse punonjësja e picerisë nuk do të kishte dhënë sinjalin, askush nuk do të kishte shkuar të ndihmonte të moshuarën e vetmuar.

”Ajo porosit që prej vitesh një picë të madhe me spec djegës, me brumë të hollë dhe dy kola dietetike. Kur ajo telefon, ne vetëm sa ia dërgojmë, pasi e bëjmë gati që më përpara.

Është një prej klienteve tona më të sjellshme dhe pa dyshim, më e rregullta. Për këtë arsye, kur kaluan tre ditë pa na telefonuar, e kuptuam se kishte diçka që nuk shkonte”, deklaroi pronari i picerisë së preferuar të 82-vjeçares.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA