NBA, Lakers fitojnë në derbin e qytetit

26/02/2011 13:40

Los Angelos Lakers mposhtën rivalët e të njëjtit qytet, Clippers, duke regjistruar fitoren e tretë radhazi.

Skuadra e udhëhequr si gjithmonë nga Kobe Bryant fitoi me rezulatin 108-95, por fitorja u lehtësua nga katër mungesa të rivalëve.

Në një ndeshje të ekulibruar deri në fillimin e pjesës së tretë (52-50), Kobe realizoi tetë gjuaje në dhjetë tentativa dhe udhëhoqi skuadrën drejt një serie të pjesshme 33-17, e cila bëri diferencën.

Ndonëse luajti vetëm për 26 minuta, Kobe realizoi 24 pikë, ndërsa Pau Gasol i shtoi skuadrës së tij edhe 22 pikë të tjera.

Oklahoma, e cila do të jetë rivalja e nesërme e Lakers-ave, morri një goditje të rëndë prej Orlandos, që fitoi me rezultatin 111-88, në një ndeshje ku shkëlqeu italiani Barnagni, me 26 pikë.

Majemi, falë 41 pikëve të Dwyane Wade dhe 25 të tjerave të realizuara prej LeBron James, mposhti kryeqytetasit e Washingtonit, me rezultatin 121-113.

Edhe Nju Jorku regjistroi një fitore në ndeshjen e mbrëmshme, përballë Cleveland, ndërsa Charlotte mposhti Sacramento Kings-at.

Top Channel