Montella kërkon mbështetjen e tifozëve

26/02/2011 15:30

Ndeshja e nesërme Roma-Parma do të jetë e veçantë për kapitenin e kryeqytetasve, Francesco Totti-n, i cili do të luajë ndeshjen e tij të 600 me fanellën e verdhekuqve.

Ndërkohë, trajneri i ri, Vincenco Montella, i kërkoi mbështetjen tifozëve në këto momente të vështira. “I kërkoj njerëzve një mbështetje të veçantë nesër. Një sukses ndaj Parmës do të na rikthente në rrugën e duhur.

E di që ata janë të pakënaqur nga rezultatet e fundit, por nuk është ky momenti për të braktisur skuadrën. Është e rëndësishme që futbollistët të ndiejnë mbështetjen e plotë të tifozëve, për të kuptuar se sa e rëndësishme është për ta fitorja”.

Top Channel