Bundesliga, Dortmundi kalon në Mynih

26/02/2011 21:45

Leksion futbolli në Allianz Arena. Borusia e Dortmundit ka mundur Bajernin e Mynihut, në fushën e tij me një rezultat 3-1.

Golat në këtë takim janë shënuar nga Barrios, Luiz Gustavo, Sahin e Hummels.

Verdhezinjtë, në krye të Bundesligës, me këtë sukses shkojnë në 58 pikë.

Bajerni i Leverkusen që nesër do të ndeshet me Verder Bremen është 13 pikë më poshtë.

Hanoveri mban vendin e tretë me 44 pikë.

Bajerni mbetet pa ndryshim pikësh në 42 pikë dhe zbret në vendin e katërt.

Top Channel