Bullgari, kurban në fushën e lojës

26/02/2011 11:55

Në botën e sportit ndodhin vazhdimisht ngjarje të rralla dhe të veçanta, por ajo që ndodhi gjatë javës në një ndeshje të kampionatit bullgar, meriton të renditet në majat e listës së ndodhive të çuditshme.

Me rastin e ndeshjes së fundit të fazës së parë të kampionatit, skuadra e Lokomotiv Plovdivit kishte thirrur një prift për të bërë kurban një dash në fushën e lojës.

Pas realizimit të ritit, futbollistët vendas shkuan shumë larg, me kapitenin Lazarov dhe portierin francez Lucchini, të cilët morrën gjakun e kafshës së therrur dhe me të lyen shtyllat e portës për mbarësi.

Mesa duket, bërja kurban i solli me të vërtetë fat Lokomotivës, e cila fitoi 2-0 përballë rivalëve të Çernomorets Burgas-it.

Skuadra e Plovdivit, kampione e Bullgarisë në vitin 2004, ndodhet aktualisht në vendin e pestë dhe është në luftë për të fituar një vend në Europa League.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA