Bayern-Borussia, sot “finalja” e Bundesligës

26/02/2011 12:55

Bayern Munich do të ketë shansin e fundit për të rihapur luftën për titull sot, ndërsa do të përballet me dominuesen absolute të këtij sezoni të Bundesligës, Borussia Dortmund-in.

Tre ditë pas suksesit në “San Siro”, i cili i hap rrugën e kualifikimit në çerekfinalet e Champions League, skuadra e Van Gaal do të presë në “Allianz Arena” kryesuesen e kampionatit, me 13 pikë përpara Bayern-it.

Një tripikësh mund të mos jetë përsëri i mjaftueshëm për vendasit për të ndryshuar fatet e kampionatit, por fitorja është i vetmi rezultat që do të mbante gjallë shanset e pakta të skuadrës më të suksessme në Gjermani për titullin në këtë sezon.

Sipas bastexhinjve, Bayern-i është i favorizuar për fitoren, pasi luan në shtëpinë e tij dhe sepse Arjen Robben e Franck Ribery janë rikthyer të luajnë në formën e tyre më të mirë. Pas humbjes 3-1 në fushën e Dortmundit, hakmarrja në atë që është “klasikja e Gjermanisë” është një tjetër motiv që do të frymëzojnë vendasit.

Nga ana tjetër, Dortmundi do të mbërrijë në “Allianz Arena” me dy mungesa thelbësore. Portieri Ëeidenfeller, i dëmtuar gjatë javës, nuk është rikuperuar në kohë për këtë ndeshje ndërsa japonezi Kagaëa, pasi pësoi një frakturë në tabanin e këmbës në janar, ka mbyllur sezonin.

Megjithatë, Borussia ka sulmin më të fortë dhe mbrojtjen më të mirë të Bundesligës, ndërsa lojtarë si Grosskreutz, kanë treguar se janë në gjendje të vrapojnë edhe për një rekord prej 15 kilometrash në ndeshje.

Të dy trajnerët kanë theksuar se do të luftojnë për fitore, ndërsa “finalja” e këtij sezoni të Bundesligës do të jetë e gjitha për t’u ndjekur“Supersport”, në Digitalb.

Top Channel