Pirlo, Barça shtohet në listën e pritjes

25/02/2011 13:25

Barcelona është skuadra e fundit që është vendosur në listën e të interesuarve për shërbimet e Andrea Pirlos, lajmëroi mesditën e sotme rrjeti “Mediaset”.

Më parë, ishte raportuar edhe për interesin e Chelsea apo Juventusit, për mesfushorin në fund kontrate me Milanin.

Sipas zërave që vijnë nga Spanja, gjigantët katalanas janë duke ndjekur me vëmendje situatën, në pritje të zhvillimeve rreth çështjes.

Pirlo, aktualisht i dëmtuar, nuk ka biseduar ende me Milanin mbi çështjen e rinovimit, por besohet se diskutimet do të nisin në mars dhe kështu do të mësohet edhe fati i Pirlos.

Nëse Milani do të bëjë një ofertë të pakënaqshme për 32-vjeçarin, atëherë ai do të ketë vetëm “sikletin e zgjedhjes”, për të vendosur se në cilin klub të madh do të luajë në vitet e fundit të karrierës së tij.

Top Channel