Borana, kthim pas 27 vitesh

25/02/2011 00:00

Një opera tërësisht shqiptare brenda të ciles ndodhin të gjitha që nga  lufta, patriotizmi, komplotet, trimëria, tradhëtia dhe dashuria.

“Borana” i rikthehet publikut vendas pas 27 vitesh, me libret të Gjergj Zhejit, muzikë të Avni Mulës, regjisor Nikolin Gurakuqin dhe skenografi nga Platon Bardhi.

Cdo gjë ndodh brenda një kështjelle, diku në vitin 1448. Është koha kur sulltan Murati II i nxitur edhe nga Venediku ka nisur të sulmojë Arbërinë.  Një vrasje ndodh brenda në kështjellë dhe pikërisht këtu nis edhe shpalosja e karakterit të Boranës, bija e njërit prej luftëtarëve të principatës.

Në rolet kryesore  interpretojnë, Sokol Hidersha, Sokol tomorri,  Soren Alla, Emiljana Palushaj, Armaldo Kllogjeri, Erlind Zeraliu. Opera “Borana” shfaqet premierë në TKOB këtë të dielë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA