SHBA, sanksione dhunuesve të opozitës

24/02/2011 17:10

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur të penalizojnë përgjegjësit për dhunën u ushtruar ndaj opozites iraniane.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat amerikane, sipas të cilave këto sanksione do të prekin kryesisht shefin e prokurorise se Iranit dhe komandantin e Gardës Revolucionare.

Sipas të njëjtave burime, atyre do t’u ndalohet të udhëtojnë dhe të kryejnë veprime financiare jashtë Iranit.

Top Channel