Obama heq barrierën për homoseksualët

24/02/2011 00:25

Administrata Obama është tërhequr duke deklaruar se nuk do të bëhet më “pengesë” për martesat mes homoseksualëve.

Shefi i Departamentit të Drejtësisë, Erik Holder deklaroi se me autorizimin e presidentit Obama, administrata nuk do të mbrojë më nëpër gjykatat federale të ashtuquajturin “akt martesor”, ligj i miratuar 15 vjet më parë e që ndalon martesat mes homoseksualëve.

Administrata, sqaroi më tej Holder, po përgatit një draft të ri ligjor që do të zëvendësojë ‘aktin martesor’ që konsideron të ligjshëm vetëm bashkimin mes një burri dhe një gruaje.

Vendimi i marrë nga Obama konsiderohet si një fitore për homoseksualët, të cilat gjithnjë e më shumë po fitojnë terren në Shtetet e Bashkuara, duke ‘legalizuar’ martesat e tyre në disa shtete.

Top Channel