Notat e ndeshjeve të Champions League

24/02/2011 19:50

Ndeshjet e vajtes së 1/8-ave të Champions League janë luajtur të gjitha dhe tani është momenti për të bërë bilancet. “Mediaset” publikoi notat e saj, për spektaklin që dhuruan tetë ndeshjet e luajtura në dy javë.

Nota 10, Arsenal-Barcelona – Notën maksimale e meriton ndeshja e mrekullueshme midis Arsenalit dhe Barcelonës, e cila ishte një manual i vërtetë për mënyrën se si duhet luajtur futbolli. Në “Emirates”, 60 mijë spektatorët ishin me fat, pasi asistuan në një prej ndeshjeve më argëtuese të historisë.

Nota 9, Shakhtar Donetsk – Shakhtar luajti ndaj Romës pa frikë dhe i dha verdhekuqve një dush me ujë të ftohtë, duke ftuar 3-2 në “Olimpico”. Ukrainasit nuk mund të quhen një surprizë, pasi ata treguan se loja kolektive mund të triumfojë përballë cilësive më të mira të rivalit.

Nota 8, Chelsea e Tottenham – Edhe pse “blutë” luanin ndaj Kopenhagenit, ashtu si Tottenhami, treguan vetbesim dhe qëndrueshmëri. Të dy skuadrat angleze ishin autore të paraqitjeve të mrekullueshme.

Nota 7, “fenomeni” Raul – Rikthehet në Spanjë dhe Raul bëhet përsëri golashënuesi më i frikshëm i Europës. Me golin e shënuar në “Mestalla”, spanjolli barazon Inzaghin si golashënuesi më i mirë i historisë në Europë dhe i jep Schalke-s shumë mundësi kualifikimi.

Nota 6, arrita e Real Madridit – Një barazim ndaj Lionit nuk është ekzaktësisht një arritje për Realin e Madridit, por duke patur parasysh se francezët kishin fituar në tre përballjet e mëparshme në fushën e tyre, Mourinho mund të ndihet i kënaqur me rezultatin 1-1.

Nota 5, paraqitja e Manchesterit – United preferon të pajtohet me një barazim në Marseille, ndërsa bën një ndeshje me qëllim që të eliminojë rreziqet. Një taktikë që nuk i shkon një gjiganti si Manchesteri.

Notë ngelëse, Julio Cesar – Ndonëse mbrojtja nuk ishte më e mirë në atë rast, Cesar mund të kishte thithur gjuajtjen jo veçanërisht të rrezikshme të Robbenit ose në çdo rast, nuk duhet t’a kishte grushtuar në këmbër e Gomezit.

Notë ngelëse, skuadrat italiane – Dekadenca e futbollit italian në Europë u bë më e dukshme se kurrë në këto dy javë të Champions League, me Milanin, Romën dhe Interin që humbën të gjitha ndeshjet e tyre.

Notë ngelëse, trajneri i Kopenhagenit – Irritues dhe mendjemadh, Solbakken deklaroi përpara takimit: “Do të kontrollojmë topin dhe do të përfitojmë nga gabimet e Chelsea. Firmos vetëm për fitore apo barazim pa gola”.

Notë ngelsë, Gattuso – Gattuso nuk dha shembullin e një kapiteni në ndeshjen e Tottenhamit. Provokimet janë pjesë e futbollit, ndërsa kërcënimet dhe kapjet prej fyti nuk janë pjesë e tij.

Top Channel