Mea culpa e Hulio Cezar, interistët optimistë

24/02/2011 02:05

Një pasiguri e tij në minutën e fundit i dha fitoren 0-1 në takimin e parë të fazës së 1/16, Bajernit të Mynihut në ndeshjen e luajtur kundër Interit në San Siro.

E për këtë portieri zikaltër, Hulio Cezar, në fund të takimit, para se të braktiste fushën e blertë iu drejtua tifozëve interistë që ndodheshin në stadium me një gjest që linte të kuptohej se gjithcka ishte faji i tij.

Ndërkohë, pas kësaj, trajneri i Interit, Leonardo, pavarësisht humbjes është shprehur optimist për ndeshjen e kthimit në Allianz Arena. Tekniku brazilian ka komentuar edhe gjestet e portierit Hulio Cezar.

“Hulio nuk duhet të ndihet në faj. Një gol pësohet për shumë arsye”, ka deklaruar Leo.

Të njëjtin optimizëm ka shfaqur për mediat italiane edhe bosi i Interit, Masimo Morati. Ai, pasi ka shprehur pakënaqësinë e tij për dëmtimin e qendërmbrojtësit Ranokia, deklaroi se mjafton një gol i vetëm në Gjermani ndaj Bajernit të Mynihut.

Top Channel