Libia, Obama: Ndal gjakderdhjes!

24/02/2011 01:45

Thuajse njëkohësisht me deklaratën e Sekretares së Shtetit, Hillari Klinton, edhe presidenti Obama ka dalë për mediat për të komentuar trazirat në Libi.

“Raprezaljet dhe dhuna në Libi shkelin ligjet ndërkombëtare dhe të drejtat e njeriut që janë të panegociueshme dhe përgjegjësit do të përballen me pasojat e veprimeve të tyre”, tha Obama.

Presidenti amerikan edhe njëherë kërkoi dhënien fund të gjakderdhjes. Ai shtoi se Uashingtoni po shqyrton planet kundra vendit afrikano-verior dhe se administrata e tij është angazhuar për evakuimin e të gjithë shtetasve amerikanë.

Top Channel