Koreja e Veriut, përleshje mes manifestuesve dhe policisë

24/02/2011 11:20

Përleshje mes qindra manifestuesve dhe forcave të sigurisë kanë ndodhur në Korenë e Veriut në Sinuiji, në kufi me Kinën, ku flitet për disa të plagosur dhe ndoshta edhe të vdekur.

Për të zotëruar protestën ka ndërhyrë ushtria, shkruan e përditshmja koreanojugore Chosun Ilbo.

Përleshjet kanë filluar pas përdorimit të forcës nga policia kundër një tregtari në një treg, që ka shkaktuar reagimin e popullsisë.

Top Channel