Izrael-AP, rikthehen raketat e tensioni

24/02/2011 04:35

Rikthehen raketat e militantëve palestinezë mbi shtëpitë hebreje në Izrael.

Autoritetet vendase njoftojnë se një raketë e lëshuar nga territoret palestineze ka goditur një shtëpi në qytetin jugor të Bershebas, fatmirësisht pa shkaktuar asnjë viktimë.

Kundëpërgjigja izraelite ka qenë e menjëhershme duke ndërmarrë një sulm ajror në qytetin e Gazas. Burimet izraelite deklaruan se nga sulmi ajror kanë mbetur të plagosur 3 persona, ndërkohë që palestinezët deklarohen për 11 të plagosur, mes të cilëve edhe 3 fëmijë.

Situata mes Izraelit dhe palestinezëve është tensionuar tej mase pas vetos së SHBA-së në Këshillin e Sigurimit ndaj rezolutës së paraqitur nga disa vende arabe, ku kërkohej dënimi i vazhdimit të ndërtimeve kolone prej Izraelit. Menjëherë pas këtij votimi, Autoriteti Palestinez deklaroi se do të rishohë qendrimin e tij përsa i përket bisedimeve dypalëshe me Izraelin.

Top Channel