Al Kaeda: Gheddafi, vrasës i të pafajshmëve

24/02/2011 08:25

Dega afrikanoveriore e Al Kaedës ka akuzuar Muammar Gheddafi si vrasës të të pafajshmëve.

Lajmin e ka bërë të ditur Site, grupi i monitorimit të faqeve të ekstremistëve islamikë, duke iu referuar një komunikate të Aqmi, të publikuar online.

Sipas New York Times, mijëra mercenarë dhe besnikë të armatosur të liderit libian po shkojnë në Tripoli në tentativë për të mbrojtur kryeqytetin e vendit.

Ndërkohë manifestuesit po planifikojnë një demonstrim të ri për nesër në Tripoli.

Top Channel