Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave njoftoi dje se ka përfunduar raundi i tretë i procesit të shqyrtimit të kërkesave të subjekteve, pasuria e të cilëve është prekur nga ndërtimet informale dhe që përfitojnë këstin e parë të kompensimit apo shpërblimit në masën prej 21,89% të shumës së miratuar me vendim qeverie.
Në përfundim të këtij procesi, janë miratuar 52 kërkesa të tjera për tërheqjen e kompensimit/shpronësimit në të gjithë vendin.
Nga ky proces përfitojnë një numër prej rreth 110 pronarësh/bashkëpronarësh, në shumën e përgjithshme prej rreth 90 milionë lekësh.
Vlerat përkatëse për secilin përfitues do të jenë disponibël në llogaritë bankare, duke filluar nga sot (data 24 shkurt 2011).
AKKP-ja u bën thirrje subjekteve të interesuara, emrat e të cilëve rezultojnë në listat përfituese të shpronësimit, të miratuara me vendim të Këshillit të Ministrave, të vijojnë të paraqiten në çdo kohë pranë zyrave tona për dorëzimin e kërkesës për tërheqjen e vlerës së kompensimit.
Top Channel