Zelandë, shumë më tepër se 75 viktima

23/02/2011 18:05

Më shumë se 300 persona janë shpallur të humbur, ndërsa në Zelandën e Re vazhdojnë kërkimet intensive për të mbijeruar në rënoja.

Më parë gjatë ditës, 75 persona u konfirmuan të vdekur, por sipas zyrtarëve, bilanci tragjik pritet të jetë “ndjeshmërisht më i lartë”.

Ndërkohë, me dhjetëra mijëra vullnetarë vazhdojnë të ndihmojnë forcat e shpëtimit, ndërsa nata e dytë pas tërmetit ka rënë në qytetin e Krisçërçit, i cili i ngjan një zone lufte.

Mësohet se përpjekjet për gjetjen e të mbijetuarve janë penguar nga tronditje të tjera që ka patur në zonë.

Qyteti dhe zona përreth Kristçërçit u godit nga një tërmet me magnitutë 6,3 të shkallës rihter, në orën 12:51 të ditës së hënë, kur rrugët dhe ndërtesat ishin të populluara në pikun e tyre.

Brenda rënojave të një ndërtese ku kishte qendrën një televizion lokal dhe një shkollë e gjuhëve të huaj nuk shihet asnjë shenjë jete, ndërsa zona përreth hotelit më të lartë të qytetit është evakuar, nga frika se ndërtesa do të shembet, si pasojë e dëmeve strukturore që ka pësuar.

Shanset për të gjetur të mbijetuar në raste të tërmeteve reduktohen në mënyrë drastike me kalimin e ditës së tretë, që është edhe kufiri që një njeri i zakonshëm mund të jetojë pa ujë.

Që prej tragjedisë, kanë kaluar 36 orë.

Top Channel