Webber: Ferrari, favorite në Australi

23/02/2011 08:55

Mark Webber beson se Ferrari do të jetë favorite për fitoren në Cmimin e Madh të Australisë, garën hapëse të kampionatit botëror të Formula 1.

“Ferrari ishte shumë mirë në përfundimin e sezonit të kaluar dhe do të jenë sërish kompetitivë sepse nuk humbin kohë dhe gjithmonë janë të shpejtë. Është një skuderi shumë e organizuar. Mendoj se janë favoritë për garën e Australisë”, deklaroi Webber për BBC.

Gjithsesi, australiani beson plotësisht tek RB7, pasardhësja e makinës kampione të botës në sezonin e kaluar: “Mendoj se kam në dispozicion makinën më të mirë.”

Cmimi i Madh i Australisë do të zhvillohet më 27 mars.

Top Channel