Terror në Ibiza, nëntë plagosen me thikë

23/02/2011 15:40

Një njeri goditi dhe plagosi me thikë të paktën nëntë persona të rastësishëm në ishullin spanjoll të Ibizës, lajmëroi BBC pak më parë.

Personi i parë i goditur me thikë ishte një mashkull në një supermarket, në qytetin kryesor të Ibizës, Sant Antoni. Më pas, i çmenduri vazhdoi të therrte njerëz në rrugët e gjendura pranë.

Policia e ndali pas disa minutash dhe për momentin konfirmon vetëm se bëhet fjalë për një 41-vjeçar me pasaportë marokene.

Mjekët operuan një prej viktimave, i dëmtuar seriozisht në qafë, ndërsa nuk japin garanci për mbijetesën e tij. Nuk dihet ende identiteti i të gjithë atyre që pësuan këto sulme të çmendura.

Top Channel