Tensionet në Libi, nafta në rritje

23/02/2011 08:45

Çmimi i naftës vazhdon të rritet për shkak të tensioneve në Libi. Në tregjet aziatike, Light crude u rrit me 31 cent duke shkuar në 95,73 dollarë, ndërsa ajo Brent u rrit me 84 cent duke shkuar në 106,62 dollarë.

Reporteri i Time, Robert Baer, nga Libia njoftoi se Gedafi ka urdhëruar sabotimin e platformave të nxjerrjes së naftës.

Sipas reporterit amerikan, një ish-agjent i CIA-s, Gedafi ka urdhëruar forcat e sigurisë të hedhin në erë disa naftësjellësa në vend, si dhe disa platforma.

Top Channel