Ministri serb i Mbrojtjes, Dragan Shutanovac, hodhi poshtë akuzat, se avionë serbë, kanë marrë pjesë në flotën ajrore, që bombardoi dje manifestuesit anti-qeveritarë, në Libi.
Në interpelancë përpara parlamentit në Beograd, Shutanovac i quajti dje të pabaza informacionet, se avionët serbë kanë qenë pjesë e flotijes që ka kryer masakra ditën e djeshme në Tripoli e qytete të tjera të Libisë.
Në një intervistë për BBC-në, ekperti afrikan Frensis Gills, tha se diktatori i Libisë, nuk e ka të vështirë përdorimin e mercenarëve të huaj, kundër popullit të tij.
Ai kujtoi vitet ‘90, kur gjatë regjimit të Sllobodan Millosheviçit, Muhamar Gedafi përdori pilotë algjerian e serbë, për të bombarduar pozicionet rebele, në vendin e tij.
Top Channel