Sarkozy i propozon BE-së sanksione për Libinë

23/02/2011 21:55

Presidenti i Francës, Nicolas Sarkozy, i kërkoi Bashkimit Europian, gjatë pasdites, që të ndërpresë të gjithë marrëdhëniet ekonomike me Libinë, përsa kohë vrasjet në protesta do të vazhdojnë.

Sipas fjalëve të presidentit, të kuotuara nga “Agence France Presse”, Sarkozy e cilësoi shtypjen e protestave si “të përgjakshme” dhe “brutale”, ndërsa kërkoi “një reagimn të shpejtë dhe sanskione konkrete nga BE”.  

”Kam telefonuar Ministren e Jashtme dhe i kam kërkuar që t’i propozojë urgjentisht kolegëve të saj që të ndëmarrin sanksione të forta, në emër të të gjithë shteteve që formojnë Bashkimin Europian”, deklaroi Sarkozy.

”Nga ana e Francës, ne kemi vendosur të pezullojmë pa afat të gjithë veprimet komerciale dhe financiare me autoritetet libiane”.

Top Channel