NBA, Lakers rikthehet tek fitorja

23/02/2011 19:45

Disa orë pas një mbledhje për të biseduar rreth rezultateve të dobëta të kohëve të fundit, Los Anxhelos Lakers dhanë një sinjal të qartë, duke fituar mbrëmë me rezultatin 104-80 përballë Atlanta Hawks.

Dominimi i skuadrës së Kobe Bryant u bë i qartë që në dy pjesët e para, të udhëhequra prej Lakers-ave 56-33.

Bryant, i zgjedhur si basketbollisti më i mirë në Ndeshjen e Yjeve, zhvilluar të dielën, realizoi 20 pikë, ndëra zotëroi gjashtë topa në tabelë.

Në Oklahoma, skuadra vendase e Thunder mposhti me rezultatin 111-88 Los Anxhelos Clippers, me një Griffin të mrekullueshëm, autor i 28 pikëve dhe zotërues i 11 topave në tabelë.

Pavarësisht shitjes së yllit të skuadrës, Carmelo Anthony, Denver Nuggets u paraqit mirë përballë Memphis dhe regjistroi një fitore me rezultatin 120-107.

Miami kreu një formalitet në transfertën e Oklandit, ku fitoi 115-93 ndaj Golden State Warriors, ndërsa Miluoki Bucks fitoi 94-88 ndaj Timberwolves.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA