Diplomati rus në BE, Vladimir Chizhov ka deklaruar se për Moskën zyrtare përpjekjët për largimin e misionit të OKB-së nga Kosova janë kundërproduktive.

“Sipas rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit, e cila nuk është shfuqizuar ende, Kosova mbetet nën juridiksionin e OKB-së. Fakti se Kosova njihet nga 70 shtete nuk e ndryshon situatën”, ka pohuar Chizhov.

Sipas tij, ky numër përfaqëson një pakicë në radhët e bashkësisë ndërkombëtare, pasi përbën vetëm një të tretën e vendeve anëtare të OKB.

Duke folur për EULEX-in, Chizhov ka theksuar se misioni i 27 vendeve të BE, 5 prej të cilave nuk e njohin Kosovën, ka hapësirë të kufizuar veprimi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA