Milan mendon për Lass Diarra

23/02/2011 12:25

Milan është i interesuar për Lassana Diarra.

Sipas shtypit italian, klubi kuqezi po mendon për të rinuar dhe përforcuar mesfushën.

Milan kërkon të blejë francezin pasi Real Madrid duket i vendosur të sjellë në ekip të tjerë mesfushorë në merkaton e verës (De Rossi, Javi Martinez, Fabregas apo Rodwell).

Transferimin mund ta bëjë më të lehtë marrëdhënia miqësore mes të dy klubeve.

Top Channel