Libi, u urdhëruan të sulmonin Bengasin, dezertojnë

23/02/2011 12:15

Dy anije ushtarake libiane kishin marrë urdhër të bombardonin Bengasin nga deti, por kanë dezertuar dhe tashmë gjenden në brigjet e Maltës.

Lajmin e kanë bërë të ditur burime malteze të cituara nga televizioni arab Al Jazira.

Anija e parë me 200 marinarë në bord është sinjalizuar në ujërat malteze dje pasdite.

Në anijen tjetër, sipas Al Jazira, janë parë marinarë që kanë hedhur armët në det.

Top Channel