Libi, të huajt lënë vendin

23/02/2011 16:50

Dhjetëra mijëra të huaj po përpiqen të largohen nga Libia pas përleshjeve të dhunshme mes forcave të sigurisë dhe protestuesve që lanë mbi 300 të vdekur.

Egjipti ka vendosur ushtrinë në afërsi të kufirit dhe ka ngritur spitale paraprake për mijëra qytetarë të tij që po kthehen.

Vende të ndryshme po evakuojnë qytetarët e tyre dhe kompanitë e naftës po zhvendosin stafin e tyre në vende të tjera.

Nga ky vend, sipas Ministrisë së Jashtme të Kosovës, janë larguar edhe shtetasit kosovarë, shumica e të cilëve janë studentë.

Korrespondentët e mediave ndërkombëtare deklarojnë se situata në Tripoli është e tensionuar dhe se tek qytetarët ekziston një ndjenjë intimidimi.

Top Channel