Indi, protestë masive për çmimin e ushqimeve

23/02/2011 15:15

Me dhjetëra mijëra persona protestuan sot në kryeqytetin e Indisë, Nju Delhi, në një manifestim kundër rritjes së çmimeve të ushqimeve dhe papunësisë.

Të pajisur me flamuj të kuq, demonstruesit marshuan paqësisht në rrugët kryesore, por si pasojë, trafiku rrugor u rrit në mënyrë dramatike, duke bllokuar virtualisht komunikimet në qytet.

Siç raportojnë mediat ndërkombëtare, policia ishte vendosur në gjendje alarmi dhe disa mijëra forca rendi ndiqnin lëvizjen e manifestuesve.

Protesta u realizua prej sindikatave kryesore të vendit, ndërsa punëtorë nga 19 shtete të Indisë u bashkuan, pasi inflacioni i lartë në vend vazhdon të varfërojë vazhdimisht personat që kanë një pagë fikse.

Top Channel