Europa League, Porto eliminon Sevilla-n

23/02/2011 20:30

Sevilla i shkoi shumë pranë një përmbysje historike në fushën e Portos, në një ndeshje të vlefshme për Europa League, e përfunduar pak minuta më parë.

Spanjollët fituan 1-0 dhe i shkruan disa herë shumë pranë golit të dytë, që do t’i kishte lejuar të përmbysnin humbjen 2-1 të pësuar në fushën e tyre.

Me rezultatin përfundimtar, gjigantët portugezë u kualifikuan në bazë të rregullit të golave në fushën kundërshtare. Ata do të përballen me Bayern Leverkusenin në raundin e një të tetave.

Gjermanët duhet të luajnë nesër në shtëpinë e tyre, pasi fituan me rezultatin 4-0 në fushën e Metalist Kharkiv-it.

Për kronikë, në ndeshjen e zhvilluar sot në “Dragao”, Luis Fabiano realizoi golin e vetëm të takimit. Tensioni i madh i parë gjatë ndeshjes bëri që të dy ekipet të përfundonin lojën me nga dhjetë lojtarë.

Europa League, ndeshjet e kthimit të raundit të 1/16-ave
Mbrëmë
CSKA Moskë-PAOK                1-1    1-0
Sot
Porto-Sevilla                        0-1    2-1
Nesër
Zenit-Young Boys               17:00    1-2
B.Leverkusen-Metalist         19:00    4-0
Liverpool-Sparta Prague      19:00    0-0
PSV Eindhoven-Lille            19:00    2-2
Spartak M.-Basel               19:00    3-2
Sporting L.-Rangers           19:00    1-1
Ajax-Anderlecht                 21:05    3-0
Braga-Lech Poznan            21:05    0-1
Dynamo Kiev-Besiktas       21:05    4-1
Manchester City-Aris          21:05    0-0
Paris SG-BATE Borisov        21:05    2-2
Twente-Rubin Kazan         21:05    2-0
Sttutgart-Benfica              21:05    2-1
Villareal-Napoli                 21:05    0-0

Top Channel