Misioni i EULEX për vendosjen e rendit dhe ligjit në Kosovë do të kërkojë më shumë kohë nga sa mendohej.
Të paktën kështu ka lënë të kuptohet numri dy i tij, Andrew Sparkes, i cili ka deklaruar se hetimet mbi rastet e korrupsionit janë të komplikuara dhe kërkojnë kohë për të cuar në një rezultat.
“Vendosja e rendit dhe ligjit në këtë shtet të ri nuk është dicka që mund të arrihet me një shpejtësi prej pesë minutash”, ka deklaruar Sparkes.
Sipas tij, të gjitha cështjet hetimore ndaj figurave të larta, të dyshuara për korrupsion, po shqyrtohen, por për shkak të kompleksitetit të tyre do të duan kohë.
Sparkes ka shtuar më tej se veprimtaria e misionit EULEX vazhdon të kryhet në bashkëpunim me institucionet e Kosovës, kryesisht me prokurorinë dhe policinë.
Top Channel