Përfunduan në këto momente pjesët e para të ndeshjeve të dy ndeshjeve të Champions League, Inter-Bayern dhe Marseille-Manchester United.
Në “San Siro”, 45 minutat e para dhuruan një sfidë të ekulibruar, me të dy ekipet që patën disa raste të mira për shënim.
Portieri i Bayern-it realizoi dy pritje të shkëlqyera në gjuajtjen e Cambiasso-s, shumë pranë portës dhe goditjen diagonale të Eto’o, nga brenda zonës.
Në një përplasje në zonë midis Timoshchuk dhe kamerunasit, Interi pretendoi për një penallti, por gjyqtari hungaez lejoi lojën të vazhdonte.
Përsa i përket bavarezëve, rasti më i mirë për të kaluar në avantazh ishte nëpërmjet Ribery-së, që goditi treversën me kokë.
Pas një aksioni të rrjedhshëm dhe me shumë kombinime, Gomez gaboi në mënyrë befasuese, duke dërguar një top mbi traversë, në një gjuajtje nga shumë pranë,
Në ndeshjen tjetër që është duke u zhvilluar në “Velodrome”, Marseille i rezistoi shumë mirë presionit të Manchesterit, madje mundi të vendoste disa herë në vështirësi “Djajtë e Kuq”.
Top Channel