Zelandë e Re, tërmeti trondit Christchurch

22/02/2011 02:35

Një tërmet me magnitudë 6.3 i shkallës Rihter u regjistrua në afërsit të qytetit Christchurch në Zelandën e Re.

Nga raportimet e para, mediat ndërkombëtare flasin për dëme të konsiderueshme materiale. Mësohet se disa ndërtesa në qytet janë dëmtuar rëndë, përfshirë edhe katedralen e këtij qyteti. Policia raporton për disa vdekje dhe për disa aksidente të rënda rrugore në mbarë qytetin.

Autoritetet kanë mbyllur gjithashtu edhe aeroportin për shkaqe sigurie, ndërkohë që nuk ka ende njoftime për numrin e saktë të viktimave

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA