Me 65 vota pro, 1 kundër dhe asnjë abstenim Kuvendi i Kosovës ka votuar qeverinë e re, nën drejtimin e Hashim Thaçit.

Pas marrjes së votave të nevojshme, kryeministri dhe ministrat kanë bërë betimin, në përputhje me Kushtetutën e vendit.

Gjatë fjalës së tij, kryeministri Hashim Thaçi ka deklaruar se me krijimin e institucioneve të reja në vend, i është hapur rruga Kosovës evropiane.

“Ne do të vazhdojmë të punojmë me përgjegjësitë tona të shtuara për Kosovën evropiane në shërbim të gjithë qytetarëve të Kosovës… Zotohem se do t’i shërbej të gjithë qytetarëve të vendit, do të kem bashkëpunim të ngushtë në interes të vendit me të gjithë faktorët e rëndësishëm në shoqërinë Kosovare”, tha Thaçi.

“Sot përmbyllëm një proçes maratonik dhe i hapëm rrugën Kosovës evropiane”, theksoi Thaçi.

Kabineti i qeverisë “Thaçi 2”:

– Zëvendëskryeministrat: Hajredin Kuçi, Mimoza Kusari, Sllobodan Petroviç, Edita Tahiri, Bujar Bukoshi

– Ministria e Jashtme: Enver Hoxhaj

– Ministria e Integrimeve Evropiane: Vlora Çitaku

– Ministria e Tregtisë dhe Industrisë: Mimoza Kusari Lila

– Ministria e Drejtësisë: Hajredin Kuçi

– Ministria e Pushtetit Lokal: Sllobodan Petroviq

– Ministria e Forcës së Sigurisë së Kosovës: Agim Çeku

– Ministria e Punëve të Brendshme: Bajram Rexhepi

– Ministria e Financave: Bedri Hamza

– Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve: Memli Krasniqi

– Ministria e Zhvillimit Ekonomik: Besim Beqaj

– Ministria e Arsimit: Ramë Buja

– Ministria e Administratës Publike: Mahir JaÄŸcılar

– Ministria e Infrastrukturës: Fehmi Mujota

– Ministria e Bujqësisë: Blerand Stavileci

– Ministër i Shëndetësisë: Ferid Agani

– Ministria e Punës: Nenad Rashiç

– Ministria e Mjedisit: Dardan Gashi

– Ministria për Kthim dhe Komunitete: Radojica Tomiç

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA