Cdo vonesë në konstituimin e institucioneve të reja, duket se nuk punon për Kosovën. Ekspertë të ndryshëm flasin për Top Channel dhe shprehen se qeveria e re duhet të përballet me sfida të rëndësishme sic janë zhvillimi ekonomik, papunësia dhe reforma të tjera, pa të cilat vendi mund të përfshihet nga probleme sociale.

“Dihet që Kosova përballet me një papunësi të madhe prej 45 përqind dhe vendit i nevojitet një rritje ekonomike prej 10 përqind në 10 vitet në vazhdim që të ulë papunësinë. Rritja e parashikuar prej 6.1 përqind është e pamjaftueshme edhe pse në krahasim me vendet e rajonit është më e lartë”, deklaron Agron Demi, drejtor i institutit GAP.

Zoti Demi paralajmëron se qeveria e re duhet të vendosë mes respektimit të marrëveshjes me FMN apo rritjes së pagave, gjë e cila në rast se nuk ndodh, ashtu sikundër është premtuar, mund të ngjallë pakënaqësi sociale.

“në rrafshin politik, sfidë do të jetë ndryshimi sistemit zgjedhor, përvec kësaj edhe integrimi i mëtejshëm i Kosovës në bashkësinë ndërkombëtare deri sa të marrim një pozitë të duhur”, deklaron analisti politik, Krenar Gashi.

Sipas Gashit, bisedimet me Serbinë nuk duhet të futen në prioritetet e qeverisë së re, pasi ato janë të imponuara nga ndërkombëtarët.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA