Katër shtetasit amerikanë të marrë peng nga piratët somalezë ndërsa lundronin me jahtin e tyre në ujrat pranë Omanit janë vrarë, lajmëruan burime zyrtare të Departamentit të Mbrojtjes.
Në një komunikatë zyrtare të ushtrisë amerikane, mësohet se ndërsa negociatat midis marinës dhe piratëve ishin duke u realizuar, u dëgjuan të shtëna që vinin nga jahti.
Me dëgjimin e të shtënave, forcat ushtarake nisën një aksion dhe pasi shkëmbyen zjarr me piratët, mundën të ngjiteshin në bordin e jahtit të grabitur, ku gjetën të pajetë të katër trupat, të ekzekutuar me breshëri plumbash.
Ndërkohë, mësohet se marina amerikane arriti të kapte të gjallë 13 piratë që ndoheshin në jaht dhe në mjetin e tyre shoqërues, ndërsa pesë të tjerë mbetën të vrarë gjatë shkëmbimit të zjarrit.
Piratët e mbijetuar do të dërgohen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku do të përballen me gjyq me akuzat e grabitjes me pasojë vdekjen e shumëfishtë, akuzë e cila parashikon dënimin me vdekje.
Top Channel