NBA, Anthony kalon tek New York-u

22/02/2011 21:05

Skuadra e New York Knicks konfirmoi blerjen e Carmelo Anthony nga Denver Nuggets, duke u shndërruar në një prej surprizave të merkatos së NBA-së.

26-vjeçari do të përfitojë 65 milion dollarë në tre sezonet e ardhshme, ndërsa më parë ai refuzoi një ofertë të ngjashme nga skuadra e Nuggets, pasi ishte i vendosur që ndryshonte skuadër.

Për të lejuar kalimin e lojtarit në skuadrën rivale, Nuggets përfituan një dëmshpërblim të majmë. Edhe pse shuma nuk është bërë publike, klubi ka konfirmuar se ka mbetur “shumë i kënaqur” nga përmasa e ofertës.

Top Channel