Ministri gjerman anulon doktoratën

22/02/2011 11:15

Ministri gjerman i Mbrojtjes ka hequr dorë nga titulli i tij i doktoratës, pas zërave se ka bërë plagjiaturë në disa pjesë të tezës së tij.

Javën e kaluar Karl Theodor zu Guttenberg tha se do të hiqte përkohësisht dorë nga titulli derisa universiteti të ketë hetuar cështjen.

Universiteti i Bejreuthit thotë se tani ai ka kërkuar të anulojë doktoratën në juridik, pasi ka pranuar se ka bërë “gabime serioze”.

Në një tubim elektoral të zhvilluar dje në Frankfurt, ministri karizmatik i Mbrojtjes tha se gabimet nuk ishin të qëllimshme, por pranoi se ato nuk përputheshin me kodin etik të shkencës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA