Mali, rrëmujë në stadium, 30 të vdekur
22/02/2011 09:15
Të paktën 30 persona kanë mbetur të vrarë në një rrëmujë masive në stadiumin e kryeqytetit të Malit, Bamako.
Lajmin e bëjnë të ditur autoritetet lokale, sipas të cilave nga rrëmuja 17 persona të tjerë kanë mbetur të plagosur.
Ngjarja në stadiumin “Modibo Keita”, që mban 25 mijë vende, u regjistrua në përfundim të një ceremonie të drejtuar nga imami Osman Madani Haidara.
Raportohet se turma donte të bekohej nga imami pas fjalimit të tij, të mbajtur në një festival kushtuar ditëlindjes së profetit Muhamed.
Ministri i Malit për Sigurinë e Brendshme dhe Mbrojtjen Civile ka deklaruar se shumica e viktimave u përplasën me gardhin me tela me gjemba teksa prisnin.
Top Channel