Libi, zyrtarët thirrje ushtrisë

22/02/2011 01:55

Zyrtarë të lartë libianë me anë të një komunikate u kanë bërë thirrje forcave ushtarake të bashkohen me popullin e të marshojnë drejt Tripolit për të larguar nga pushteti Muamar Gedafin.

Thirrja e zyrtarëve është publikuar në televizionin arab, Al Jazeera mbrëmjen e së hënës ku i kërkohet ushtrisë të ndihmojë popullin në “kauzën” e tij të drejtë.

Ndërkohë, dëshmitarë njoftuan për Reuters se në Tripoli vazhdon situata e rënduar. Në rrugët e kryeqytetit janë mbledhur mijëra persona, të cilët policia është munduar t’i shpërndajë. Janë dëgjuar të shtëna armësh dhe dhjetra makina në flakë, por nuk raportohen viktima.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA